HomeLajme

Arta Marku, kryeprokurorja e sapozgjedhur shoqërohet drejt Shkodrës nga Garda

Kryeprokurorja e re e Përkohshme e Republikës, Arta Marku është nisur drejt Shkodrës,  e shoqëruar nga Garda e RSH.

Pas zgjedhjes nga Kuvendi në këtë detyrë. Votimi në Kuvend u bë në një situatë të pazakontë, ku opozita përdori edhe tymueset në sallën e Kuvendit si shenjë proteste kundër procedurës së ndjekur nga shumca. Arta Marku banon në Shkodër ku edhe ushtron detyrën e Prokurores së rrethit. Adriatik Llalla pritet t’i dorëzojë detyrën e Kryeprokurorit të Republikës gjatë ditës së nesërme. Arta Marku, 41-vjeçe nga Puka, ka punuar si prokurore pranë organit të akuzës në Shkodër, duke mbledhur një eksperiencë prej 15 vitesh si prokurore e këtij rrethi.


TË NGJASHME