HomePolitikë

Artan Hoxha: Cila dosje u gjet në makinën e prokurorit Ndoja

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja, mbi atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, mikut të tij Pëllumb Muharremi dhe shoferit të prokurorit, Andi Maloku.

Ngjarjen ai e lidhe me disa zhvillime të tjera që ndodhën gjatë këtij viti në Durrës. Fillimisht tha Artan Hoxha është rrahur avokati Ilia Ilia në 19 korrik.

Tek kjo ngjarje (rrahja e avokatit) është vëllai i Rrumit. Një muaj para është grabitur prokuroria e Durrësit. Një fashikull i kësaj dosje të vjedhur është gjetur në makinën e prokurorit. Një muaj para kësaj ngjarje, është grabitur prokuroria dhe posta që shkonte në prokurori. Drejtori i postës ishte vëllai i Rrumit”, tha gazetari.

Drejtuesi i emisionit ripyeti gazetarin Artan Hoxha nëse ishte i sigurt për këto deklarata dhe përgjigjia ishte: “Gjatë këqyrjes që është bërë aty në makinë, në prani të një familjari të tij janë ndaluar fashikuj dosjes, një nga ato që janë grabitur në prokurori. Pjesë të dosjes të Rumit, të pronës. Problemi që më shqetëson mua është i implikimi i zyrtarëve shtetërore”.

***

Katër ditë pas sulmit me armë ndaj makinës ku gjendej prokurori Arjan Ndoja, miku i tij Pëllumb Muharremi dhe shoferi i prokurorit, Andi Maloku, policia ka arrestuar një person të dyshuar si njëri nga atentatorët.

Ai është Redjan Rraja 34 vjeç, lindur dhe banues në Nikël të Fushë – Krujës, ish –stomatolog në burgun e Fushë – Krujës, një emër i njohur për policinë, i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Burime të policisë thanë se ai është kryesori mes tre atentatorëve.

Arrestimi i tij u bë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi ka rezultuar se në makinën tip Benz me targë AA342LM që u gjet e braktisur në fshatin Shkafanë, me dy automatike dhe me dy maska, janë gjetur gjurmë gishtërinjsh që përputhen me të tijat. 34-vjeçari është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Ai disponon dokumente kanadeze dhe prej kohësh jeton mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Nuk ka bërë rezistencë, por ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, një version që i ka qëndruar edhe gjatë marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. / Opinion.al


TË NGJASHME