HomeLajmi i Fundit

Arti në zi! Ndërron jetë aktori i mirënjohur shqiptar

Arti shqiptar në zi! Në mesditën e kësaj të enjteje ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare aktori dhe rëgjisori i njohur shqiptar Piro Mani.

Mani jetonte në Shtetet e bashkuara të Amerikës bashkë me familjen e tij, vend ku edhe ka ndërruar jetë.

Gjatë karrierës së tij, Mani ka realizuar më shumë se 80 shfaqje artistike. Ndërsa në vitet 1967-1992 ka qenë regjizor i Teatrit Kombëtar dhe është nderuar edhe me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

Kujtojmë që Pirro Mani është bashkëshorti i aktores Pavlina Mani.


TË NGJASHME