HomeSport

“AS” e bën fakt të kryer, Chelsea pranon ofertën për Hazard

Vendosmëria e Real Madrid për të nënshkruar me Eden Hazard, është provuar sepse më në fund, klubi madrilen ka arritur nje akord me Chelsea.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, pas shumë muajsh negociata me Chelsea, më në fund Real Madrid mundet më në fund të njoftojë zyrtarizimin e anësorit bleg. Pas shumë peripecive, saga e transferimit të Hazard po arrin drejt fundit.

Plot 100 milonë euro dhe bonuset, është shifra që do të paguajë Real Madrid për të siguruar shërbimet e yllit të Belgjikës. Hazard pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me madrilenët. Pas një sezoni për tu harruar, Zidane po përpiqet të ringrejë ekipin dhe të krijojë nje ekipi kompetitiv për sezonin e ardhshëm.


TË NGJASHME