HomeShowbiz

As Jasmina, as Sabrine/ Ardian Bujupi kapet mat me bjonden misterioze

Këngëtari Ardian Bujupi ka qenë në qendër të mediave rozë kohët e fundit për shkak të shoqërimit me ish-konkurrentet e Përputhen, Jasmin Kadriu, por edhe për marrëdhënien me balerinën indiane, Sabrine Khan. I gjendur mes një trekëndëshi dashurie, këngëtari nuk ka folur asnjëherë në publik së fundmi për jetën e tij private.

Por si duket kishte të drejtë, pasi nuk është as me Jasminën as me Sabrine, por me një tjetër bukuroshe bjonde. Ai është filmuar në Gjermani dorë për dore me një bjonde misterioze, pasi identiteti i saj nuk dihet dhe nuk është një figurë publike.

Por mbase bëhet fjalë thjesht për ndonjë videoklip të radhës, megjithëse dyshja duken shumë të afërt.

Kujtojmë që për “Prive” Ardiani ka deklaruar para pak ditësh:

“E dashura ime duhet të jetë e dashur, e civilizuar, e respektueshme. Jasmina dhe Sabrine i çmoj të dyja dhe kam një lidhje shumë të mirë. Me Jasminën takohemi çdo herë kur vij në Shqipëri dhe e kam shoqe. Dasmën sidomos nënës sime kam qejf t’ia plotësoj si dëshirë, por duhet edhe të mos kem presion dhe të mendoj për veten. Jam dakord të krijoj familje, por ende nuk ka ardhur momenti.”


TË NGJASHME