HomePolitikë

Asambleja e KiE: Dialogoni, gati të ndërmjetësojmë!

Bashkëraportuesit për monitorimin e ShqipërisëAsamblenë parlamentareKëshillit të Europës, Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly, kanë shprehur shqetësim për heqjen dorë nga mandatet e tyre parlamentare të deputetëveopozitës.

“Në një shoqëri demokratike, Parlamenti është qendra e debatit politik, dialogut dhe ballafaqimit të mendimeve. Parlamentarët i përkasin parlamentit!”, thuhet në deklaratën e tyre.

Duke përshëndetur faktin se fundjavën e shkuar, protestat e opozitës u zhvilluan në mënyrë paqësore, ata u kërkuan deputetëve të opozitës të rimarrin në konsideratë dorëheqjet e tyre dhe të kthehen të punojnë në Parlament.

Në të njëjtën kohë, ata i kërkuan mazhorancës në pushtet të garantojë hapësirën e nevojshme për opozitën, që ajo të funksionojë dhe angazhohet në një dialog domethënës dhe të hapur me opozitën, në lidhje me reformat kyçe dhe qeverisjen e vendit.

“Të dyja palët duhet të përdorin platformën e Parlamentit për t’u angazhuar, në mirëbesim, në një dialog të tillë, në mënyrë që të kapërcehet mosmarrëveshja aktuale politike. Nëse kërkohet, ne jemi të gatshëm të ndihmojmë kolegët tanë nga të dyja palët në këtë përpjekje”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.

Reagimi i dy raportuesve për Shqipërinë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës vjen një ditë pas atij të Komisionit Europian, që përmes zëdhënëses Maja Koçijançiç ftoi qeverinë dhe opozitën të angazhohen në dialog për të zgjidhur situatën e krijuar.


TË NGJASHME