HomeShowbiz

Ashley Benson konfirmon romancën me G-Eazy pas ndarjes nga Cara Delevingne

Thashethemet e romancës duket se janë të vërteta! Ashley Benson dhe G-Eazy ndanë një puthje të gjatë brenda një makine jo shumë kohë pasi nxorrën këngën e re së bashku, pas ndarjes së befasishme të Ashley nga Cara Delevingne.

Fansat nuk kanë pse të spekulojnë shumë nëse G-Eazy dhe Ashley Benson po afroheshin me njëri-tjetrin, sepse reperi dhe aktorja konfirmuan thashethemet me një puthje më 13 maj! Ata janë filmuar duke u puthur brenda një makine pasi kishin dalë për të ngrënë në Los Angeles. G-Eazy, 30 vjeç, dhe Ashley, 30 vjeçe, u fotografuan gjithashtu në makinë, me këtë të fundit duke buzëqeshur ndërsa ajo mori kontrollin e timonit (G-Eazy, i cili ishte duke hipur në anën e pasagjerit, ishte në një telefonatë).

Është interesante, puthja erdhi pak kohë pasi Ashley dhe G-Eazy nxorrën një bashkëpunim muzikor! Ata lëshuan një cover të këngës “Creep” të Radiohead më 21 Prill. Fansat nuk e parashikuan këtë – Ashley është e njohur për aktrim, megjithëse ajo ia dha zërin një grupi të trilluar të rrokut në filmin “Her Smell”. G-Eazy ka qenë duke përdorur karantinën e tij për të bërë disa covers të këngëve klasike, siç duket. Ai gjithashtu nxorri një cover të The Beatles – “I’m so tired” po atë ditë.

Menjëherë pasi u lançua kënga, qarkulluan lajmet për ndarjen e Ashley nga e dashura e saj, Cara Delevingne, 27 vjeç, më 6 maj! “Cara dhe Ashley kishin gjithmonë ulje-ngritjet e tyre më parë, por tani ka përfunduar,” i tha një burim i brendshëm revistës People.
“Lidhja e tyre sapo mbaroi.” Ata u vunë re në pazar së bashku me miken Kaia Gerber, 18 vjeç, në West Hollywood më 15 mars, menjëherë para përhapjes së koronavirusit në qarkun e LA.

Ashley ishte lidhur me Cara De Lavigne që nga gushti i vitit 2018, kur ata u vunë re duke u puthur në aeroportin e Heathrow në Londër. Duke pasur parasysh historinë e tyre të gjatë së bashku – ata ishin gjithashtu bashkë-yje në filmin “Her Smell” – fansat kishin reagime të ndryshme për romancën e re të Ashley.

G.T/GotaNews


TË NGJASHME