HomeShowbiz

Askush nuk e priste komentin e George Clooney për Meghan Markle!

Ylli i Hollivudit, George Clooney ka mbrojtur miken e tij Meghan Markle kur u shfaq në Good Morning Britain.

Gjatë intervistës, aktori u shpreh se ajo është një person vërtet i mirë dhe mënyra si është trajtuar ka qenë e padrejtë. Ai u hap në televizionin në lidhje me kritikat që Markle ka hasur, duke thënë se ajo nuk ka bërë asgjë të gabuar.

Ai tha: “Mendoj se ndonjëherë është pak e padrejtë. E kam parë kur shtypi mund të të kthehet kundër jush për arsye qesharake dhe duket sikur është pak e padrejtë pasi ajo nuk ka bërë asgjë. Ajo thjesht po jeton jetën e saj, është një vajzë e mirë dhe inteligjente dhe ata janë një çift i mrekullueshëm”.


TË NGJASHME