HomePolitikë

Reagimi i Haradinaj:”Askush nuk merr më tokë nga shqiptarët”

Çështja e korrigjimit të kufijve ,mbetet një nga çështjet më të nxehta dhe më shqetësuese për qeverinë e Kosovës dhe jo vetëm.Kryeministri Haradinaj ka reaguar sërish rreth kësaj çështjeje.Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Haradinaj nuk ka harruar edhe të përçojë një mesazh të qartë për çdo mbështetës të kësaj ideje.

Haradinaj pohoi me forcë dhe këmbëngulje se Kosova nuk ka tokë për ti dhënë Serbisë.Lufta është bërë për këto toka dhe këto kufij.

Ne në Kosovë jemi në të drejtën tonë, por jemi në kohën kur duhet të kujdesemi për tokën tonë, për vendin tonë. Dihet ndër shekuj se shqiptarët kanë dhënë nga toka që ua ka lënë Zoti. Kur e them atë që është e shqiptarëve, kurrë nuk harroj të them se kushdo që jeton me ne, komunitetet etnike, janë në shtëpinë e vet dhe ne dimë t’i nderojmë, por nuk ka më kthim prapa dhe nuk ka më vazhdim të praktikave të merret prej shqiptarëve. Brezi i UÇK-së e ka ndryshuar këtë, rrjedhat e historisë kanë ndryshuar dhe prej shqiptarëve më askush nuk mund të marrë”, ka thënë Haradinaj.


TË NGJASHME