HomeLajme

Asmer Bilali në mbikqyrje të veçantë, ja pse

Ish kampioni i boksit Asmer Bilali, një nga anëtarët e dyshuar të bandës “Bajri” do të qëndrojë në regjim të mbikqyrjes së veçantë. Vendimi është marrë sot  nga Gjykata e Tiranës.  

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili përmes Prokurorisë së Tiranës kërkoi konfirmim për ta vendosur në regjim të veçantë Bilalin për tre muaj.

Burimet bëjnë të ditur se gjykata iu referua provave që dorëzoi prokuroria  dhe vendosi që Bilali për tre muaj të jetë mbikëqyrje të veçantë, regjimin e përkohshëm sipas nenit 55 dhe 56 të vitit 1998.

Atij i minimizohen kontaktet me familjarët dhe të burgosurit e tjerë. Asmer Bilali është kapur disa herë radhazi në ambientet e 313 me telefona.

Ndërkohë ai ka mohuar gjetjet e burgjeve duke i thënë gjykatës “skam patur telefona”.

Kujtojmë se Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit i cili u vra bashkë me vëllain e tij Ibrahim Bilalin me breshëri kallashnikovi pranë banesës së tyre në lagjen Kiras në Shkodër.

Asmer Bilali, anëtar i dyshuar i bandës “Bajri”, u dyshua të jetë shënjestra e një atentati ku mbeti i vrarë Arjan Ferracaku, ngjarje kjo ende pa autor.


TË NGJASHME