HomePolitikë

‘Asnjë hap pas’, Basha reagon pak orë para protestës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar disa orë para protestës së opozitës së bashkuar që do të mbahet tek Kryeministria dhe tek Parlamenti.

Kjo është protesta e radhës kombëtare, pas zgjedhjeve të 30 qershorit, për të cilat opozita është shprehur se nuk i njeh.

“Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha, teksa poston edhe një video.


TË NGJASHME