HomePolitikë

Astrit Patozi: Gjermania kërkon ndjesë për krimet e Hitlerit, Franca për ngatërrimin e himnit…

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi, në një postim të bërë në Facebok, ka kritikuar “Rilindjen”, për shfajësimet që bën për rastet kur zyrtarë të PS rezultojnë të përfshirë në trafiqe droge apo krime të tjera të rëndë.

Duke sjellë në kujtesë rastin e Gjermanisë dhe ndjesën e kërkuar për krimet e luftës nga Hitleri, si dhe Francës dhe reagimin pas ngatërresës së himnit të Shqipërisë një natë më parë në ndeshje e Kombëtares sonë, Patozi shprehet se sipas në Shqipëri, rastet e sipërpërmendura me zyrtarët, janë përgjegjësi individuale.

“OH SA MIRË ME QENË “RILINDAS”…

70121983_2575919669134587_4787351963245215744_n

1-Gjermania vijon të kërkojë falje per krimet e Hitlerit, ndonëse po mbushen 75 vjet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Rasti më i fundit ishte vizita e Presidentit Frank-Walter Steinmeier në Poloni.
2-Franca kërkon ndjesë të thellë, vetëm pse Federata e saj e Futbollit ngatërron himnin e një vendi tjetër gjatë zhvillimit të një ndeshjeje ndërkombëtare në Paris. Dhe për këtë investohet direkt presidenti i vendit, Emmanuel Macron. Rasti është shumë i freskët për çdo shqiptar, sepse ka të bëjë me incidentin e mbrëmshëm në Stade de France.
3-Nd?rsa në Shqipëri, “Rilindja” thotë se është thjesht përgjegjësi individuale, sa herë që dikush nga përfaqësuesit e saj të lartë politikë rezulton si i përfshirë në trafiqe apo krime të tjera të rënda në vitet e fundit”, shkruan Patozi.


TË NGJASHME