HomePolitikë

‘Astrit Patozi mbështetet nga mazhoranca’, Balla i përgjigjet akuzave të opozitës

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka reaguar ndaj akuzave të opozitës, sipas së cilës Astrit Patozi mbështetet nga mazhoranca.

Ndër të tjera ai shtoi se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen si dhe theksoi edhe njëherë se kush pengon zgjedhjet do të dënohet.

Astrit Patozi ka qenë kryetar i PD në pushtet, ju s’keni faj por partisë nënë thuajini që Astrit Patozi është i tyre, jo i yni. Si mund të mbështtesin ne kundërshtarin tonë, ku nuk e dimë ne që nuk mund të jetë lojë e Sali Berishës kjo.

Kush guxon të dëmtojë material zgjedhor thotë kodi penal, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 8 vjet. Kur ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve dënohet nga 3 deri në 8 vjet. Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin ose Monikë
n”, tha Balla.


TË NGJASHME