HomeTeknologji

Astronomët zbulojnë hënën e parë jashtë sistemit tonë diellor

Astronomët janë entusiaztë për mundësinë e gjetjes së hënës së parë jashtë sistemit tonë diellor, një gjigand në madhësinë e Neptunit.

Mjaft planetë ekzistojnë përtej sistemit tonë diellor, por është hera e parë që flasim për zbulimin e një hëne.

Të mërkurën, me date 3 tetor 2018, dy studiues të Universitetit të Kolumbias paraqitën dëshminë e tyre për gjetjen e hënës.

Hëna raportohet të jetë më e madhe se Toka, në madhësinë e Neptunit ose Uranit, dhe orbiton një planet 8,000 vite dritë të quajtur Kepler-1625b. Planeti që orbiton është po aq i madh sa Jupiteri.

Studiuesit Alex Teachey dhe David Kipping vlerësuan 284 planete jashtë sistemit tonë diellor që janë zbuluar tashmë nga Teleskopi Hapësinor Kepler i NASA-s.

Ky është rasti i parë që po flasim për zbulimin e një hënë jashtë sistemit tonë diellor,”-u shpreh Kipping.


TË NGJASHME