HomeShowbiz

“Asu” bëri ndryshime në pamjen e saj

Melisa Pamuk është njëra ndër aktoret më të bukura dhe të pëlqyera turke, brenda dhe jashtë Turqisë.

Tek ne ajo njihet nga roli i ”Asusë”, nga seriali i njohur turk, ”Kara Sevda”, e bukur dhe me një stil të veçantë që ka në serial ajo vazhdon të jetë edhe në jetën reale.

Krahas angazhimeve në karrierë aktorja nuk lë anash ndjekësit e saj, për të cilët publikon imazhe të shumta nga përditshmëria e saj.

Së fundmi bukuroshja 27 vjeçare ka bërë një ndryshim në pamje e saj, ajo ka prere flokët, të cilat i kishte të gjata dhe të shëndosha. Në imazhet e publikuara së fundmi, duket se edhe ky stil i flokëve po i shkon shumë. Në vitin 2011 Melisa Pamuk ishte shpallur Miss Turqia.

Si një studente e psikologjisë në Universitetin e Amsterdamit, ajo kishte vendosi ta linte këtë profesion për të vazhduar me atë të modelizmit e tani edhe të aktrimit.


TË NGJASHME