HomeShowbiz

Atdheu nuk di të ndalet! Publikon mesazhet me Bora Zemanin (Foto)

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Atdhe Xharavina, ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit, jo vetëm prej pjesëmarrjes së tij në emisionin e dashurisë por edhe sepse është përfolur se ka pasur lidhje me një pjesë të madhe të vajzave të showbizit.

Një pjesë e mirë e publikut pretendon se ai ka pasur një lidhje edhe me prezantuesen e emisionit, Bora Zemanin. Këtë gjë e ka shkaktuar vetë ai me disa deklarata konfuze, të cilat i jep shpesh, ndërsa vetë Bora Zemani i ka vendosur pikat mbi i thashethemeve vetëm një herë duke e bërë shumë të qartë se as nuk ka dhe as nuk ka pasur një lidhje me Atdheun.

Në promon e intervistës së “Glamour Zone”, shihet Atdheu duke treguar bisedat e fundit me Borën. Me aq sa shihet në promo aty ka puthje dhe zemra.


TË NGJASHME