HomeLajmi i Fundit

Atentati ndaj prokurorit Ndoj/ Gjendet automjeti i autorëve

Pak orë pas atentatit në Durrës, ku mbetën të plagosur tre persona, është gjetur mjeti që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Mjeti, tip “Mercedes Benz” është gjetur, i padjegur, rrugës për në Ishëm, afër varrezave, ndërsa brenda janë gjetur dy armë automatike.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Shkozet, ku u qëllua në drejtim të prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj.

Si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur tre persona, prokurori Ndoj, Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, një person me precedentë penalë dhe Andi Maloku, shoferi i prokurorit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.