HomeLajmi i Fundit

Atentati ndaj zyrtarit të Bashkisë, zbardhen detaje të reja

Mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:00, në periferi të qytetit të Fushë-Krujës, iu vendos një sasi lënde plasëse një automjeti tip Golf 6. Makina i përkiste djalit të zyrtarit të bashkisë së Krujës, Vesel Xaka.

Panorama shkruan se shkak i shpërthimit janë konfliktet e djalit të Xakës. Policia ka pyetur fillimisht zyrtarin e bashkisë, dhe të birin e tij Sabah Xaka, nëse kishin ndonjë konflikt të hapur dhe të dy kanë mohuar në mënyrë kategorike të kenë probleme të hapura.

“Po hetojmë me intensitet të lartë këtë ngjarje. Kemi shoqëruar disa persona për verifikim. Këtë shpërthim po e hetojmë në dy drejtime: rreth detyrës shtetërore të shtetasit Vesel Xaka dhe konfliktet e të birit Sabah Xaka. Kjo e dyta është më interesante, pasi kemi dyshime që i biri ka konflikte dhe po i verifikojmë”, thanë burime nga grupi hetimor, duke shtuar se në shpërthim janë përdorur të paktën 100 gr lëndë plasëse e llojit tritol.