HomeLajmi i Fundit

Atentati në Bulqizë/ Rrëfen historinë e përmbysur vëllai: Ne prej kohësh dalim me frikë në Bulqizë…

Atentati që ndodhi dje në Bulqizë, ishte mjaft i bujshë duke vënë në lëvizje gjithë autoritetet, por fatmirsisht nuk pati viktima. Gjatë ditës së sotme zbardhen detaje të tjera mbi çështjen. Pas atentatit, vëllai i atentatorit, Ergyr Zeneli, ka vedosur të rrëfejë për një nga mediat e vendit “Balkanweb”, ku ai jep një version të përmbysur të ngjarjes pasi tregon se ishin dy kushërinjtë Erlind dhe Shaqir Tollja që kanë qëlluar të parët vëllain të tij, Besmirin.

“Vijmë tek ngjarja e djeshme që tronditi opinionin, por edhe familjen time, pasi nuk shquhemi si pjesmarrës në të tilla veprime. Të pretenduarit si të dëmtuar, kanë qënë duke qendruar tek lokal Kashta, kur Besmiri ka kaluar me makinë. Në atë moment në bazë të dëshmitarëve okular dhe provave filmike tashmë të administruara nga komisariati i Bulqizës, shtetasit Shaqir Tollja dhe Lindi Tollja së bashku me një apo dy makina tjera janë vënë në ndjekje të Besmirit. I kanë dalë paralel në ecje e sipër dhe nën kërcënimin e armës i kanë kërkuar të ndalojë makinën. Ndërkohë që Besmiri ka rritur shpejtësinë shtetasi Lindi Tollja e ka parakaluar duke i prerë rrugën për ta detyruar të ndalojë. Besmiri i ndjerë i cënuar për jetën e tij, ka reaguar duke e përplasur me pjesën e parakolpit. Pak më larg, pranë një karburanti tek rruga e Arberit, Lindi Tollja sipas të dhënave ka kryer dy ose më shumë qitje në drejtim të automjetit, ku dy prej plumbave kanë goditur në pjesën e përparme të makinës. Saktësisht në pjesën e kofanos. Ne si familja e tij dënojmë çdo akt dhune ndaj tij dhe të kujtdo por njëkohësisht kërkojmë që edhe ngjarjet të sqarohen plotësisht e jo të montuara duke përfituar nga mungesa paraprake e informacioneve. Ne prej kohësh dalim me frikë në Bulqize dhe gjithnjë jemi përpjekur të sheshojmë mosmarrëveshjet e biznesit duke përfshirë edhe palë të treta shpesh herë. E kurrsesi ti bëjmë personale me kushurinjtë tanë apo me këdo tjetër”, është shprehur vëllai i autorit.

Më tej ai tregon zanafillën e konfliktit, e cila daton në muajin gusht ,kur shtetasi Ardi Tollja (djali i xhaxhait të Shaqirit), pas një debati mbi ecurinë e punimeve në fabrikën e kromit, ka përdorur armën ndaj Besmirit, duke qëlluar 2-3 herë në tokë, ku fatmirëisht nuk ka pasur të lënduar.

“Historia për fat të keq e shëmtuar dhe aspak qytetare e ndodhur dje në qytetin e qetë të Bulqizës, zanafillën e saj e ka të hershme. Përfshirja e dy familjeve tona por edhe e organeve shtetërore si mbajtëse të një ane, ndërkohë që ata janë te zotuar për të ruajtur çdo qytetar dhe rendin e bën këtë histori edhe më të shëmtuar. Ngjarjet datojnë me një incident të muajit Gusht te vitit 2020 kur shtetasi Ardit Tollja (djali i xhaxhait të Shaqirit) pas një konflikti ose me saktë debati konstruktiv mbi ecurinë e punimeve në fabrikën e Kromit, agravon situatën duke përdorur armën e llojit Pushkë kundër Besmirit. Qitja është kryer drejt tokës, 2-3 herë ku fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Besmiri është larguar në drejtim të Komisariatit ku ka kryer denoncim kundër shtetasve Ardit dhe Arjan Tollja. Nën cilësinë e provave materiale janë sekuestruar nga ana e Policisë, arma e gjahut dhe 3 gëzhoja. Pas asaj ngjarje, Shaqir Tollja dhe vellai i tij Eduart Tollja kanë kërcënuar nëpërmjet telefonit Besmirin, duke lënë të nënkuptohej se do ti cënonin jetën në një moment përballjeje. Ata kanë bërë denoncime dhe nisma ligjore të pafaktuara ndërkohë që nga ana e tjetër nuk kanë ndalur kërcënimet në forma të ndryshme ndaj familjes Zeneli. Djali i madh i Shaqirit e ka kërcënuar Besmirin me armë të llojit pistolet në muajin Shtator te vitit 2020 në rrugën që ndanë qytetin e ri me qytetin e vjetër”, ka thënë ai.