HomeLajmi i Fundit

Atentati në Lezhë, identifikohet autori i plagosjes së 35-vjeçarit

Policia bën me dije se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e atentatit ndaj 35-vjeçarit në Lezhë. Mësohet se në kërkim është shpallur shtetasi P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K”, njofton policia.