HomeLajmi i Fundit

Atentati në Shkozet/ Mori disa plumba në trup, si është gjendja e Andi Malokut

Detaje të reja mësohen nga gjendja e të plagosurve në atentatin e Shkozetit, ku u qëllua me armë makina me të cilën po udhëtonin prokurori Arjan Ndoja, si dhe Andi Maloku e Aleksandër Laho, i njohur si ‘i forti’ i Sukthit.

Burimet deklarojnë se Andi Maloku ka marrë disa plumba në trup.Bëhet me dijeni se njëri i është futur në mes të shtyllës kurrizorë duke e paralizuar te këmbët (paraplegjik). Po kështu i janë dëmtuar edhe mushkëritë.

Pasi ka bërë ndërhyrjen e parë kirurgjikale, Maloku pritet të futet përsëri në sallë, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.