HomeLajmi i Fundit

Atentati në Shkozet/ Zbardhen detajet: Në shënjestër prokurori Ndoja, “Rrumi Shijakut” dhe shoferi

Zbulohen detaje të reja lidhur, me atentatin e ndodhur në zonën e Shkozetit, në vitin 2019.

Bëhet fjalë për atentatin me shënjestër prokurorin Arjan Ndoja, ku si pasojë mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

Sipas informacioneve të grupit hetimor, në shënjestër ishin tre persona, si prokurori Arjan Ndoja, si shoferi i tij, gjithashtu edhe Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Hetimet për çështjen janë mbyllur, dhe SPAK ka shpallur zyrtarisht si të pandehur Redjan Rrajën, si koka e grupit kriminal dhe autor kryesor, si dhe shtetasin Arjol Halilaj, bashkëpunëtor në atentat dhe pjesëtar i grupit kriminal.

Ende nuk është hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë atentat. Por ajo që mund të hedhi hije dyshimi dhe të krijojë një pistë e re, është pikërisht periudha kohore kur ka ndodhur atentati. Atentati ndodhi shumë pak kohë pasi Arjan Ndou u akuzua nga Rama dhe nga mazhoranca si kreu i “KÇK”.