HomeSociale

Atentati në Vlorë, Shehaj: Pasojë…

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar sot pas atentatit në qytetin e Vlorës, teksa e ka quajtur këtë sulm si pjesë e strategjisë së Edi Ramës “hani kokat e njeri-tjetrit”.

Në një reagim në Facebook, Shehaj thekson se policia nuk po kryen misionin e saj të luftojë krimin dhe të ndëshkojë shkelësit e ligjit, por po godet politikisht kritikët e qeverisë.

“Strategjia e Edi Ramës që “kriminelët të hanë kokën e njëri-tjetrit” po i kthen qytetet shqiptare në fushëbeteja të krimit.

Atentati i sotëm në mes të Vlorës, jo vetëm rrezikoi jetët e qytetarëve të pafajshëm dhe ka shtuar pasigurinë e tyre, por i ka dhënë goditje turizmit, në prag të çeljes së sezonit turistik.

Nëse krimi nuk luftohet pasojat janë shkatërruese për sigurinë dhe mirëqenien e njerëzve.

Përplasjet kriminale në mes të Tiranës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës e kudo janë gjithashtu dëshmi e kthimit të Policisë së Shtetit, nga polici që lufton krimin dhe shkelësit e ligjit, në polici politike që ka për qëllim vetëm goditjen dhe persekutimin e kritikëve të regjimit Rama, protestuesve kundër krimit, qytetarëve që kërkojnë drejtësi, kundërshtarëve politike që luftojnë për demokraci dhe drejtësi”, thekson Shehaj.

Agron-Shehaj1

TË NGJASHME