HomeLajmi i Fundit

Atentati/ Policia nis sekuestrimin e kamerave, një pjesë e autostradës mbahet e bllokuar

Një pjesë e autostradës Durrës-Tiranë vijon të qëndrojë e bllokuar për shkak të atentatit që ndodhi pasditen e sotme. Top Channel raporton se policia ka devijuar qarkullimin e automjeteve nga Ura e Dajlanit deri në mbikalimin e Shkozetit, aty ku ndodhi atentati.

Mësohet se policia ka nisur të sekuestrojë të gjithë kamerat e bizneseve që ndodhen përgjatë këtij segmenti të autostradës, për të parë lëvizjet e atentatorëve.

Një sasi e konsiderueshme plumbash u derdhën në drejtim të automjetit me të cilin udhëtonte prokurori Arjan Ndoji. Përveç prokurorit, të plagosur mbetën edhe shoferi Andi Maloku dhe shtetasi Landi Muharremi.

Deri më tani, policia ka shoqëruar dy persona për t’u pyetur mbi ngjarjen.