HomeSociale

Atentati që tronditi mbrëmë Vlorën, pista kryesore ku po hetohet

Dalin detaje të reja nga atentati mbrëmë në Vlorë ku mbeti i vrarë Laver Tozaj. Burimet bëjnë me dije se deri tani janë shoqëruar 15 persona, por autorët ende nuk janë identifukuar.

“Kemi disa dyshime per pistat por qe po punojme intesivisht per te bere dokumentimin ligjor. Pista kryesore e hetimit, vrasje për prishje të pazareve te droges”, thanë burimet.

Ngjarja ndodhi dje në Selenicë. Në vendin ku u vra 47-vjeçari janë gjetur 7 gëzhoja plumbash pistolete.

Burimet shtuan se Tozaj ka marrë 5 plumba në pjesën e kraharorit dhe 2 në kokë.

Rruga ku është vrarë Laver Tozaj nuk kishte ndriçim, duket si një detaj i mirëmenduar nga autorët për të fshehur gjurmët. Dyshohet se autori të jetë banor i zonës.


TË NGJASHME