HomeRajon

Athinë, shpërthim me bombë pranë një Kishe

Një bombë ka shpërthyer jashtë një kishe ne lagjen Kolonaqi të Athinës.

Shpërthimi që u dëgjua në qendrën e kryeqytetit grek Athinë la të plagosur një efektiv policie, i cili ndodhej me detyre në zonë, si dhe një kalimtar.

Dëshmitarët thanë se mjeti shpërthyes ishte vendosur në një kuti metalike.

Policia nuk jep ende detaje se cili ishte objektivi pasi në vendin e shpërthimit ndodhet një ndër kishat e mëdha të kryeqytetit grek, Shen Dhionisi ndërsa përballë saj një shkolle eksperimentale shtetërore, e cila këtë periudhë është e mbyllur për shkak të festave.


TË NGJASHME