HomeModa

Atletet më të popullarizuara të cilat kanë pushtuar botën e modës

Model më i ri i atleteve “Gucci” ka pushtuar tërësisht tregun.

Këtë sezon kanë dalë në treg atletet të cilat kushtojnë 1.400 dollarë amerikanë, por reagimet e njerëzve kanë qenë nga më të ndryshme.

Të inspiruar nga këpucët e alpinistëve, atletet e disenjatorëve janë pjesë e “Gucci-t” të quajtura “Flashtrek”.

Nëse dëshironi të shkëlqeni, është e nevojshme t’i shtoni edhe 480 dollarë për rripin me detaje zbukuruese.

Këto atlete të pazakonta janë trendi i fundit dhe paraqesin alternativën e këpucëve klasike sportive.

Në faqen e internetit të brendit italian të modës shkruan që janë “këpucë të ardhmërisë”, ndërsa kristalet janë skalitur dhe forcuar për pjesët metalike, ndërsa shiriti zbukurues elastik mund të lëvizet.

A do t’i vishnit ju?

 


TË NGJASHME