HomeSport

Atletico i përgjigjet Realit të Madridit e Barcelonës, mund Espanjolin

Atletico Madrid iu përgjigjet fitoreve të Realit të Madridit dhe Barcelonës dhe mposht Espanyolin në ndeshjen e javës së 12 të Ligës Spanjolle.

Sfida e zhvilluar në Wanda Metropolitano përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të skuadrës së Diego Pablo Simeone që u desh të bëjë një përmbysje në rezultat gjatë kësaj sfide ku lojtari më i mirë u shpall Alvaro Morata.

Darder i dha avantazhin skuadrës katalanase, por që zgjati vetëm 2 minuta pas Atletico barazoi me Correan  pas një tentative të Moratës, gol që u konfirmua nga sistemi VAR.

Në pjesën e dytë, sulmuesi spanjoll nuk gaboi dhe i dha kryesimin 2-1 skuadrës së Atleticos që në kohën shtesë pa që të shënojë edhe Koke për të fiksuar përfundimisht shifrat në 3-1 me Los Colchoneros që janë 24 pikë, 1 më pak se Barcelona e Reali.


TË NGJASHME