HomeShowbiz

Aurela Gaçe i rikujton Jonidës këshillat e saj për ‘Eurovision’

Jonida Maliqi prej pak javësh ka nisur turneun në mbarë Europën për prezantimin e këngës së saj, “Ktheju Tokës” me të cilën do të prezantojë Shqipërinë në ‘Eurovision’. Këngëtarja është pëlqyer shumë nga fansat e festivalit europian dhe së fundmi ishte e pranishme në Madrid të Spanjës. Një televizion spanjoll kishte përgatitur një video të shkurtër me të gjitha performancat e mëparshme të artistëve shqiptarë në ‘Eurovision’ për të prezantuar Jonidën dhe këngën e saj. Kjo video e ka bërë nostalgjike Aurela Gaçen, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në vitin 2011 me këngën “Feel the pasion”. Ajo ka treguar se me këtë video përjetoi sërish të njëjtat emocione si në skenën e ‘Eurovision-it’. “Sërish emocione nga ‘Eurovision-i’. Madridi dhe televizioni spanjoll kishte përgatitur ketë kartolinë që parapriu performancën e Jonidës! E lumtur që gjeta veten mes kolegëve, në atë që është një eksperiencë e madhe mes trysnisë në Shqipëri dhe dashurisë pa limit me fansat e vërtetë të Shqipes tonë e atyre ndërkombëtarë! Kam parë videot e Jonidës në turneun e saj dhe u emocionova me kujtimet e turneut ‘Feel the Passion’. Në ka diçka që ja vlen nga ‘Eurovision-i’, pa diskutim është dashuria që merr atje, kudo!”, ka shkruar Aurela.

https://www.instagram.com/p/Bwl-kvYgKkp/

Më pas ajo i ka rikujtuar Jonidës këshillën që i ka dhënë që në fillim, që të shijojë çdo sekondë të kësaj eksperience. Kujtojmë se Jonida Maliqi do të ngjitet për herë të parë në skenën e ‘Eurovision-it’ në datën 16 maj, në gjysmëfinalen e dytë.


TË NGJASHME