HomeShowbiz

Aurela për albumin e Tunës: Nuk mund të qëndrojmë indiferentë…


Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu publikoi albumin e shumëpritur ‘Fortuna’. Suksesi i albumit ishte i dukshëm, madje në pak kohë ajo arriti një numër të lartë klikimesh. Pjesë e albumit ishin edhe disa këngë bashkëpunime, me Ylli Limanin dhe Armend Rexhepagiqin.


Ndërkohë që edhe vlerësimet si nga fansat por edhe nga kolegët e saj këngëtar ka qenë i lartë. Aurela Gaçe në një postim ka shkruar për Tunën, e cila shprehet se nuk mund të qëndronte indiferente dhe të mos e vlerësonte me dashuri këtë album.


Ja çfarë shkruan Aurela: ‘Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përdishme me garë singellash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket sikur albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën. Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferente e të mos e vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë.”


TË NGJASHME