HomeEkonomi

Australi : Të dhënat e gjysmës së popullsisë , humbin në bankë

Banka më e madhe e Australisë ka pranuar se ka humbur të dhënat financiare të pothuajse 20 milionë llogarive të klientëve, pasi një kontraktues humbi dy disqet që përmbanin të dhënat që prej vitit 2016. Bëhet fjalë për bankën  më të madhe në Australi e njohur si Commonwealth. CBA publikoi lajmin i pari duke raportuar se 12 milion australianë, ose pothuajse gjysma e popullsisë australiane ishin prekur.

Të dhënat e tyre përfshinin emrat e konsumatorëve, adresat, numrat e llogarive dhe 16 vjet informacione dhe transaksione  të ndryshme. Buzzfeed News shkruan se një nga skenarët e mundshëm ishte se disqet janë humbur gjatë transferimit të disa aparaturave.

Megjithatë, banka thotë se të dhënat nuk përfshinin fjalëkalime, Pin-in ose informacione të tjera që mund të sjellin vjedhje apo mashtrime në llogari. Tashmë ka filluar hetimi për të zbardhur gjithë ngjarjen e plotë/tiranapost.al


TË NGJASHME