HomePolitikë

Austri, për herë të parë një kancelare femër

Presidenti Alexander Van der Belen vendosi të emërojë Brigitte Bierlein si kryeministre të përkohshme deri sa të mbahen zgjedhjet e reja në shtator.

Bierlein ka qenë kryesuese e Gjykatës Kushtetuese që nga shkurti i vitit 2018.

Ajo do i propozojë kabinetin presidentit Van der Bellen dhe do të jetë femra e parë kancelare në histori të Austri.


Kjo pasi qeveria e drejtuar nga Sebastian Kurz humbi mocionin e votëbesimit në parlament të hënën. Ndikim ka patur edhe një video që u publikua më herët që tregonte liderët tjerë të koalicionit duke pranuar një ofertë të majme nga një biznesmen rus i cili në fakt ishte një gazetar i maskuar.


TË NGJASHME