Aktualitet Lajme

Austria nderon me Dekoratën e Artë të Nderit profesorin e njohur

Profesor Doktor Paskal Milo, ish ministër dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura, është dekoruar nga Presidenti i Austrisë.

Kreu i shtetit austriak, Alexander Van der Bellen dekoroi Prof.Dr. Paskal Milon me “Dekoraten e Madhe te Arte te Nderit per Sherbime te Cmuara ndaj Republikes se Austrise”.

Ne ceremonine e organizuar me kete rast, ambasadori i austrise ne Shqiperi, Johannes Sattler theksoi se kjo dekorate e larte i jepet Prof .Dr. Paskal Milo per kontributin e tij si ish minister i Puneve te Jashtme te Shqiperise e minister i Integrimit Evropian per zhvillimin e forcimin e marredhenieve midis dy vendeve, per integrimin evropian te Shqiperise si dhe per trajtimet e tij objektive si historian te marredhenieve shqiptaro- austriake , te rolit paresor te Austro- Hungarise ne shpalljen e shtetit te pavarur shqiptar dhe te qendrimit te saj ndaj ceshtjes shqiptare ne Luften e Pare Boterore.

***

Është diplomuar për Histori dhe Gjeografi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, Universiteti i Tiranës. Ka kryer studime pasuniversitare në Suedi. Ka gradën shkencore “Doktor” në histori dhe titullin “Profesor”.

f94c4b05-2f19-4de7-8eff-513f5a87d647

Ka kryer detyra shtetërore: sekretar shteti për arsimin (1991); ministër i Punëve të Jashtme (1997-2001); ministër për Integrimin Evropian (2001-2002). Është deputet në disa legjislatura të Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 1992 dhe ka kryer funksionet e kryetarit të Komisionit të Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Shëndetësisë (1992-1996) dhe të sekretarit të Komisionit të Politikës së Jashtme e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (2003-2005).

Ka ushtruar detyra profesionale e shkencore: përgjegjës i Katedrës së Historisë Botërore (1988-1995); dekan i Fakultetit të Historisë e të Filologjisë (1991-1992); anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë (1988-2002); anëtar i Këshillit Shkencor të Universitetit të Tiranës (1991-1992); anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1985-1991); anëtar i Bordit të Drejtorëve të “Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë” (Fondacioni Soros) Tiranë (1993-1997); anëtar i Komisionit të Historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Milano Itali (1991-2001); anëtar i Këshillit Argjentinas të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (2000); anëtar korrespondent i “Shoqatës Kiliane të Historisë e Gjeografisë” (2000).

Është ligjërues në Universitetin e Tiranës dhe në universitete të tjera jopublike në Tiranë e Prishtinë. Ka ligjëruar në universitete të ndryshme në SHBA, Kanada, Suedi, Itali, Spanjë, Greqi etj. Ka referuar në institute e këshille për politikë të jashtme e marrëdhënie ndërkombëtare, si në SHBA, Kanada, Argjentinë, Kili, Britani e Madhe, Suedi, Norvegji, Danimarkë etj. Ka kryer kërkime shkencore në arkivat historikë të: Departamentit të Shtetit në SHBA (1996 dhe 1997), të Forin Ofisit në Londër (1994), të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë (1994), të K’e d’Orsej-Paris (1997), si dhe në Greqi, Egjipt etj.

Pas vitit 1990 ka një veprimtari aktive shoqërore e politike. Ka qenë kryetar i Komitetit Kombëtar Shqiptar të Asamblesë së Qytetarëve të Helsinkit (1993-1997), anëtar në disa borde e komisione rajonale për paqe e mirëkuptim ballkanik. Është kryetar i Partisë Demokracia Sociale e Shqipërisë. Është dekoruar me urdhra, medalje e çmime të ndryshme brenda e jashtë vendit. Është autor i disa librave politikë dhe historikë, i monografive, i botimeve shkollore dhe universitare, i shumë artikujve shkencorë të botuar brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është pjesëmarrës me referate e kumtesa në kongrese, konferenca, simpoziume e seminare kombëtare e ndërkombëtare.

Related posts

Vrasja e 23-vjeçarit/ “Eja më ndihmo”, babai tregon telefonatën e fundit me të birin

Mila

Rreth 4 mijë persona kërkojnë ndihmë mjekësore nga i nxehti

Klaudia gotanews

Ndryshimet klimatike, paralajmërimi: Bota në udhëkryq!

Mila
Na Kontaktoni!