HomeShowbiz

Autopsia zbulon se George Floyd ishte i infektuar me koronavirus

Vdekja e George Floyd nga një oficer policie në Minessota, shkaktoi një valë protestash të dhunshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës- protesta që akoma vazhdojnë dhe në ditët e sotme.
Për të ndjerin Floyd është bërë dhe autopsia aty ku thuhet se ai ka qënë pozitiv me koronavirus.

Dokumenti 20-faqesh i lëshuar nga Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Hennepin thotë se një test i bërë nga Floyd më 3 prill ishte pozitiv ndaj virusit.
Në raportin e autopsisë thuhet se për shkak se ajo ARN mund të mbetet në trupin e dikujt për javë të tëra pasi sëmundja është zhdukur, një test i dytë mund të tregojë që Floyd, 46 vjeç, ishte asimptomatik nga një infeksion i hershëm kur vdiq në 25 maj.

Gjithashtu pjesë e autopsisë ishte dhe shkaku i vdekjes, që erdhi nga oficeri i policisë pasi i ngjeshi qafën për më shumë se tetë minuta ndërsa ishte duke e arrestuar.


TË NGJASHME