HomeSociale

Autostrada Tiranë-Durrës, mjeti i rëndë humbet kontrollin, përplaset me barrierën

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën TiranëDurrës, në kahun lëvizës nga qyteti bregdetar drejt kryeqytetit.

Një mjet i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin si pasojë e lagështirës në rrugë, duke u përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.

Gjatë aksidentit, mjeti i rëndë ka rrezikuar edhe mjetet që kalonin në kahun e kundërt të lëvizjes, por për fat të mirë nuk janë shënuarlënduar.

Nga aksidenti figurojnë vetëm dëmtime të automjetit me targa AA 588 PF, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar edhe policia për të hetuar plotësisht ngjarjen.

Si pasojë e ngjarjes, trafiku është rënduar duke krijuar radhë të gjata makinash.


TË NGJASHME