Ava Max do të këndojë kolonën zanore të Scooby Doo

Ava Max është duke punuar për këngën e saj të re, e cila do të jetë kolonë zanore për një film të animuar, mjaft të njohur.
Bëhet fjalë për filmin e ri “Scoob”, i cili vjen si një ripërpunim i veçantë i personazhit të famshëm “Scooby Doo”. Për kolonat zanore të këtij albumi janë përgatitur rreth 12 këngë, të cilat janë përfshirë në një album, njërën prej të cilave e interpreton artistja shqiptare.
“On Me” titullohet kolona zanore të cilën do ta këndojë Ava Max, në bashkëpunim me Thomas Rhett dhe Kane Brown dhe do të publikohet më 15 maj.