HomeShowbiz

Ava Max rrëfen vështirësitë që ka kaluar në Shqipëri

Një intervistë për revistën e njohur, “Uproxx”, Ava Max si rrallëherë, ka folur për karrierën por edhe për jetën e familjes së saj. Ava nuk ka nguruar që të tregojë origjinë e saj, si dhe ka zbuluar se ende nuk e ka vizituar Shqipërinë.

Artistja e famshme ka treguar se nëna e saj hoqi dorë nga ëndrra për t’u bërë këngëtare, por kur ajo nisi të këndonte ndjeu se në një farë mënyre bëri realitet ëndrrën e së ëmës.

“Natyrisht, ajo duhej të hiqte dorë nga ëndrra e saj. Sepse ajo ishte një emigrante dhe nuk kishte para, ajo nuk e dinte gjuhën shumë mirë, ajo kishte fëmijë – ajo më kishte mua! – Kështu ajo hoqi dorë nga ëndrra e saj. Kur fillova të këndoj, u ndjeva sikur ajo filloi të jetonte ëndrrën e saj përmes ëndrrës sime, e cila është vërtet e mrekullueshme, mendoj. Tani që e shikoj përsëri atë, ndihem se kjo është pjesërisht arsyeja pse e bëra atë, sepse nëna ime më mbështeti shumë dhe ishte gjithmonë aty për mua”, ka thënë artistja shqiptare.

Ava Max ka shtuar më pas se familja e saj ka sakrifikuar gjithçka për të bërë realitet ëndrrën e aj dhe se janë larguar nga Shqipëria me vetëm një valixhe në dorë.

Gjithashtu ajo ka rrëfyer se gjatë viteve familja e saj ka lëvizur në disa qytete në Amerikë, që Ava të merrte mbështetjen e duhur si këngëtare. Një pjesë e madhe e lëvizjeve të tyre rezultuan një dështim, por sot Ava Max është një nga artistet më të mira në mbarë botën dhe me të krenohet e gjithë Shqipëria.


TË NGJASHME