HomePolitikë

Avdullah Hoti merr zyrtarisht detyrën e kryeministrit

Me anë të një ceremonie shtetërore, Avdullah Hoti ka nisur zyrtarisht detyrën si kryeministër i Kosovës.

Pas mbledhjes ceremoniale, kryeministri i ri ka zhvilluar homazhe në varrin e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, e më pas në kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Pas votimit të djeshëm në Kuvend me 61 vota, Hoti i LDK-së do të shkojë sot në zyrë për të marrë edhe zyrtarisht detyrën e re.

Hoti ka premtuar ditën e djeshme se prioritet e qeverisë së tij do të jenë menaxhimi i situatë së krijuar nga pandemia e Covid-19 dhe kriza ekonomike sapo ka filluar të ndihet.

Pas votimit të kabinetit Hoti në seancën e së mërkurës në parlament, kryeministri në largim, Albin Kurti tha se nuk do të merrte pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës pasi e cilësoi qeverinë e re si të paligjshme.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME