HomeShowbiz

“Avengers: Endgame” thyen rekord shikueshmërie

“Avengers: Endgame” ishte në gjendje të ‘shkatërronte’ rekordin e “Infinity War” në SHBA, duke tejkaluar anketimet në fundjavën debutuese dhe duke u bërë filmi më i madh në histori.

Filmi ka pasur një fundjavë hapëse të jashtëzakonshme në shitjen e biletave duke fituar afërsisht 350 milionë dollarë në vend dhe 859 milionë dollarë ndërkombëtarisht dhe duke thyer të gjitha rekordet e mëhershme që mbaheshin nga “Avengers: Infinity War”.

Dhe nëse kjo mos të mjaftonte, “Endgame” ishte i aftë të arkëtonte mbi 1 miliard dollarë në të gjithë botën, duke ‘shpartalluar’ çdo rekord të mëparshëm.

“Avengers: Endgame” gjithashtu ndihmoi në tërësi edhe zyrën e brendshme të biletave në SHBA, me të gjitha filmat që fituan 397 milionë dollarë për fundjavën. Rekordi i mëparshëm për një fundjavë të vetme ishte 314 milionë dollarë.

Mund të themi që “Avengers: Endgame” është filmi më i madh në histori.


TË NGJASHME