HomeLajmi i Fundit

Avokati i “Rrumit” dërgon mesazh live në emision, ja çfarë shkruan për “të fortin” e Shijakut

atentati

Atentati i bujshëm te mbikalimi i Shkozetit, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi makina e prokurorit Arjan Ndoji, i cili po udhëtonte me shoferin e tij, Andi Maloku, dhe një personazh të njohur të botës së krimit, “Rrumin” e Shijakut, është bërë temë diskutimi në emisionin e kësaj mbrëmjeje “Real Story”.

Analisti Arjan Vasjari tha në studio se në makinë udhëtonin së bashku shteti, krimi dhe populli, duke nënkuptuar me “shtet” prokurorin Ndoji, me “krim” Pëllumb Muharremin alias Aleksandër Lahon dhe me “popull” Andi Malokun, teksa e pësoi pikërisht ky i fundit, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e sotme te Spitali i Traumës.

Por, në emision ka ndërhyrë avokati i “Rrumit” të Shijakut, Detar Hysi, duke i thënë se “Gjendja gjyqësore e tij është e pastër, ky shtetas ka marrë pafajësinë”.

/BW/