HomeSociale

Avokati i Tahirit pas daljes nga Gjykata: Do të kërkojmë pushimin e çështjes

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, tha se Prokuroria nuk ka prova për klientin e tij dhe se ata do të kërkojnë pushimin e çështjes.

“Prokuroria nuk asnjë provë dhe nuk ka sesi t’i ketë. Do të kërkojmë pushimin e çështjes. Ne pretendojmë që të na jepet një fakt. Do bëjmë kallëzim për prokurorët”, u shpreh Haxhia.

Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Një javë më parë, nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tahiri tha se politika, krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.


TË NGJASHME