HomeSport

AZ Alkmaar-FC Astana/ Sfida e Europa League, gjykohet nga arbitra shqiptarë

Mbështetja e UEFA, për arbitrat shqiptarë nuk ka munguar kurrë dhe këtë gjë e tregon më së miri dhe dhënia për arbitrim e një prej ndeshjeve të Europa League.

Një katërshe arbitrash shqiptarë, do të gjykojë sfidën mes AZ Alkmaar dhe FC Astana. Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor dhe ndihmës të tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Ridiger Çokaj. Ndërsa gjyqtar i katërt, do të jetë Kridens Meta.

Kjo përballje do të jetë e vlefshme për Grupin L të Europa Leagues, teksa në këtë grup bëjnë pjesë edhe Partizani i Beogradit dhe Manchester United. Kjo nuk është hera e parë që gjyqtarët shqiptarë gjykojnë sfidat e grupeve të Europa League.


TË NGJASHME