HomeShowbiz

Azet merr vendimin drastik pas vdekjes së menaxherit

Para pak ditësh ndërroi jetë në aksident menaxheri i reperit të njohur kosovar Azet. Ceremonia mortore e të ndjerit Sefa Kaya u mbajt në Stamboll aty ku edhe i ndjeri kishte të afërmit. Ishin të pranishëm një numër i madh njerëzish dhe sigurisht që s’mund të mungonte as Azet, i pikëlluar pranë varrit të mikut të tij.

Vdekja e Sefa e ka prekur shumë reperin shqiptar, i cili e ka kujtuar nëpërmjet një fotografie në Instastory.

“Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona. Sefa Mbret Kaya”, ka shkruar reperi.

aeti.jpg

Azet i tronditur nga kjo humbje po shqyrton anulimin e të gjitha koncerteve të cilat ishin caktuar pikërisht nga menaxheri.

Kjo vjen pas faktit se Sefa po mbyllte pikërisht datat e koncerteve në Kosovë dhe këto mund të jenë një kujtim i dhimbshëm për reperin.


TË NGJASHME