HomeSport

Babai dhe trajneri i rrahín të pasmet dhe e puthin në buzë, festimi i tenistes 16-vjeçare shkakton furtunë në internet

Debutimi i një tenisteje adoleshente në Grand Slam US Open 2022 u la në hije nga festimi i saj pas fitores. Sara Bejlek, 16 vjeçe me prejardhje nga Çekia, u bë kryefjalë pas një përshëndetjeje të ngushtë me babain dhe trajnerin e saj. Pasi mposhti Heather Watson nga Britania e Madhe, Sara shkoi të përshëndeste të atin dhe trajnerin e saj, por përveç puthjes në buzë më babain, të pasmet e 16-vjeçares u përkëdhelën çuditshëm nga dy burrat.

Videoja e bërë virale në rrjetet sociale dhe të gjithë mendojnë se prekja e adoleshentes në të pasme është e papërshtatshme edhe pse njëri prej tyre është babai i saj.

Të tjerë kanë ngritur problemin që organi i tenisit, WTA, duket të shqyrtojë këto raste që qartazi promovojnë ngacmime séksuale dhe duhet të kontrollohen këto sportiste në moshë të vogël.

Megjithatë, për çekët si duket është normale një gjë e tillë.

“Është shumë e zakonshme në Çeki,” shkroi një tjetër person në Twitter, për Daily Mail. “Jo diçka që do ta bëja, por shumë meshkuj thjesht nuk e mendojnë atë në një mënyrë séksuale. Kërkoni në Google për traditat tona të Pashkëve, mund të trondíteni.”/ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME