HomeLajmi i Fundit

Babai i 28-vjeçarit që vdíq tek “Rogner”: Në ámbulancë ishte gjallë, ata të hotelit kishin frikë mos i shkonim me púshkë

Vetëm pak ditë më parë, u raportua vdèkja e 28-vjeçarit Ajdin Mustafi, i cili ra nga lartësia e Hotel “Rogner”, teksa po bënte një foto në ballkon. Ai ishte mbështetur tek kangjellat e ballkonit, kur papritur ato ishin shkëputur dhe i riu ka rënë, e për pasojë ka humbur jetën.

Në çastet e para disa qytetarë që rastësisht kanë qënë duke kaluar pranë vendngjarjes, i janë ofruar për ndihmë, por ai fatkèqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plágëve të marra.

Pas kësaj ngjarja babi i të riut ka folur në një emision lidhur me ngjarjen, ku është shprehur se ai kishte ardhur për psuhime në Tiranë, dhe hotel “Rogner” i kishte pëlqyer dhe ishte vendosur aty.

Mehmet Mustafi më tej tregon se lajmin e ka marrë vesh nmga mediat dhe fillimisht kishin dyshuar se dikush e ka shtyrë. Por pasi kishte mbërritur në komisariatin Nr. 1 ai mori vesh se ngjarja ka qënë áksidentale e cila ishte shkaktuar nga këputja e hekurave.

Mustafi tha:

I la shumë përshtypje vitin e kaluar Tirana. Nuk jam i sigurt, nuk e kemi pyetur emrin e hotelit ku ka qenë vitin e kaluar, por më duket se ka qenë në të njëjtin hotel, pasi i ka pëlqyer shumë dhe hoteli dhe Tirana. Pikëllim i madh më erdhi kur mora vesh lajmin, isha duke udhëtuar vetëm dhe i shtroja vetes shumë pyetje: Mos është hedhur vetë, a mos e ka hedh dikush, a mos ka qenë ndonjë person tjetër me të? Kam qenë shumë i emocionuar dhe kisha stres shumë, më pas e mësova se ky kishte qenë një áksident. Këto i mësuam kur mbërritëm në Kómisariatin nr.1 në Tiranë. E pinte cigaren! Për sa i përket kómisariatit na thanë që po pinte cigare i mbështetur te kangjellat e hotelit në momentin që u rrëzua. Ka qenë djalë i plotë, i mbushur, është mbështetur me shpinë në kangjellat e hoteli dhe barrierat nuk e kanë mbajtur. Kómisariati më ka thënë se ka qenë ora 14:40. Kur e pashë se kështu ka qenë ngjarja, dhímbja ime ka qenë në dy pjesë, rehatova shpirtin se djalin nuk e kishte shtyrë askush, por që një djalë 28-vjeçar me ardh në Tiranë dhe me humb jetën për shkak të barrierave të pafiksuara ma shtoi dhímbjen. Mua më kanë thënë që ka rënë sipër një veture së bashku me barrierat. Në ndihmë i ka shkuar pastruesja dhe një djalë i informacionit të cilët i takova më pas në kómisariat. Ai djali që e shoqëroi në ámbulancë më tha se djali i shtrëngonte dorën dhe i thoshte: Unë jam Ajdin Mustafi! Unë jam Ajdin Mustafi! Mua ai djali që e takova në kómisariat më ka thënë që e ka dhënë jetën në spítal. Me spítalin nuk kemi mundur me bisedu, por jemi drejtuar te mórgu pasi na interesonte ta sillnim djalin sa më shpejt në Kumanovë. Nuk kemi pasur kohë me shkuar te hoteli. Hoteli e ka pas dit që ne kemi ardhur në Tiranë, por nuk na kanë kontaktuar. Aty në kómisariat na thanë që ata të hotelit kishin frikë se mos ne do të vinim me púshkë me hap lúftë për djalin 28-vjeçar që humbëm. Drejtori i rrjetit të hoteleve ka telefonuar djalin tjetër Erkanin, kanë fol në gjuhën angleze. Nuk kam biseduar me djalin se çfarë ka biseduar me drejtorin, pasi nuk ka pasur kohë, pasi kanë ardhur shumë njerëz për të shprehur ngushëllimet për djalin.


TË NGJASHME