HomeShowbiz

Babai i Meghan Markle: Mësova për lindjen e foshnjës Lili nga radio

Babai i Meghan Markle, Thomas Markle, doli në një intervistë duke komentuar lindjen e Lilibet Diana. 

Babai i Dukeshës së larguar tha se ai nuk është në kontakt me të. Aq më tepër, se lajmin për lindjen e foshnjës Lili e dëgjoi në radio.

“Asnjë thirrje telefonike”, tha 76-vjeçari. “Sapo e dëgjova në radio”.

Thomas gjithashtu zbuloi se çfarë mendon për Meghan dhe Harry pasi e quajtën vajzën e tyre Lili. 

“Lily është një emër i përsosur”, tha Thomas, “dhe gjëja tjetër që më bën të lumtur është tani që ka shumë më tepër gjak Markle. E gjitha që mund të them është që të shpresoj të arrij, t’i shoh nipërit e mi sepse jam një gjysh mjaft i mirë”.


TË NGJASHME