HomePolitikë

“Babale”/ Salianji: Kam marrë oferta dhe kërcënime

Ish deputeti Ervin Salianji, i dënuar këtë të mërkurë nga Gjykata e Tiranës, për akuzën e “Kallëzimit të rremë” për përfshirje në inskenimin e audio-përgjimit të vëllait të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se kishte patur kërcënime dhe oferta për këtë çështje.

“Ti kujton se nuk më kanë bërë ofertë këta mua? Ofertë me joshje, kërcënim, bandat nëpërmjet njerëzve kanë sjellë joshje para se ta publikonim si material. Nëse ti na hyn në familje dhe na godet në mënyrë personale ne do të bëjmë këtë-këtë-këtë”, tha Salianji në emisionin Opinion, duke theksuar se këtë gjë ia kishte thënë edhe kryetarit të PD-së.

“Personat që kanë ardhur janë persona të malavitës, unë e thash këtë meqë thatë pse nuk shkon, sepse mafia këtu gjeneron miliarda dollarë. E dini ju që shoferi gjeneron pushtet politik, përfshi dhe ministrin. E dini që shoferi dhe një nga njerëzit më të afërt të Agron Xhafajt jo vetëm e vazhdon aktivitetin kriminal po dhe është kapur në gusht me tonelata drogë në Greqi . Shoferi personal”, tha më tej ish deputeti./ Opinion.al


TË NGJASHME