HomePolitikë

Babalja/ Balla i përgjigjet Bashës me një foto

Kreu i Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas deklaratës së Bashës në lidhje me marrjen të pandehur të ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Ndërsa Basha thotë se kupola e shtetit është përfshirë në një skandal, Balla thotë se ai po mbytet në atë që e quan çorbë të gatuar nga Basha me babale&co.

Balla gjithashtu ka postuar edhe disa foto, ku shihet Basha me një person , që e konsideron shok të Bashës, dhe që sipas tij është një nga personat e arrestuar sot për drogë.

Postimi i plotë:

I dënuari penal Lulzim Basha, i gjetur fajtor për gojën e shthurur me vendim gjykate, vijoi sot të vetë-mbytet në çorbën që vetë gatoi me babale&co. Tani që erdhi dita e gjykimit, ky gojë-prishur e paska nxjerrë kokën e hallit që e ka zënë, duke kërcënuar dhe refuzuar drejtësinë.

I bindur se del humbës në zgjedhje sepse shqiptarët nuk mund të besojnë të ardhmen e tyre tek Luli&co, opozita po tenton të bëjë gjithçka vetëm e vetëm për të destabilizuar vendin, pasi ata vetë janë të qartë se përmes votës nuk mund të vijnë në pushtet.

Frika më e madhe e Lulit është zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingut, pasi drejtësia e re e pavarur që po krijohet nuk do të pyesë se kush je, sa para ke, apo çfarë pozicioni politik ke.
Forca e Ligjit do të vijojë të godasë fort dhe pa kompromis, sikurse u godit krimi dhe sot në Elbasan. Siç raportojnë mediat Policia e Shtetit ka realizuar me sukses një operacion antidrogë, nga i cili janë shoqëruar mbi 10 persona me precedentë penalë, të paktën njëri prej tyre mik i Lulit.

56679376_2180602495318673_5864440962633170944_n


TË NGJASHME