HomeLajmi i Fundit

Bajri kallëzon në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

Anëtari i bandës së Bajrajve në Shkodër, Safet Bajri, ka kallëzuar penalisht në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Kallëzimi vjen pas kërkesave të përsëritura të Bajrit për transferimin e tij nga Burgu i Fierit në Burgun e Reçit.

Mësohet se Bajri e ka kallëzuar drejtorin Ismaili për “Shpërdorim detyre”, duke argumentuar mes të tjerash se qëndrimi i mëtejshëm në Burgun e Fierit i rrezikon jetën nga persona të tjerë të dënuar aty.

K.S/GotaNews