HomeModa

Balenciaga publikon lidhëset e këpucëve për veshët! Çmimi është i kripur

Vjen një moment që kur shkruaj për modën më duket se disa gjëra janë paksa shumë qesharake për t’i marrë seriozisht, për shembull, marrim maskën e bardhë të thjeshtë prej 1000 dollarësh të Prada-s, ose çdo gjë nga YEEZY GAP.

Kështu, Balenciaga ka hedhur në treg një palë vathë të zi me lidhëse këpucësh, duke kërkuar për to 261 dollarë.

Janë lidhëse këpucësh apo jo?!

Vetëm javën e kaluar labeli lansoi çantën që ngjasonte me qese plehrash për çmimin 1790 dollarë dhe kush mund ta harrojë atlete Paris me kosto 1850 dollarë dhe që dukeshin si këpucë që vetëmtTutankhamun mund t’i vishte.

Një palë vathë me lidhëse këpucësh mund të mos jenë lansimi më i çmendur i Balenciaga-s deri më sot, kujtojmë se pak kohësh publikoi një jastëk udhëtimi me vlerë 650$. / GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME